Batuta dhe ironia me Ibrahimoviç, Ançeloti shkakton të qeshura: Le të vijë, por jo për të luajtur…
Zlatan Ibrahimoviç është shndërruar sërish në qendër të vëmendjes, sidomos pas mbylljes së aventurës te La Galaxy. Aktualisht ky futbollist është pa skuadër, ndërsa në media u përfol se do të kalonte te Evertoni pas mbërritjes së Ançelotit si trajner.
Por ky i fundit ia ka mbyllur dyert si futbollist në konferencën për shtyp, ndërsa mes batutës dhe ironisë, shkaktoi edhe shumë të qeshura në konferencën me gazetarët.
“Ibrahimovic është një shok i imi, e kam pasur lojtar. Fatmirësisht kam trajnuar shumë lojtarë të mirë, por mendoj se Ibrahimoviç e ka mbyllur epokën e tij në Amerikë dhe nuk e di idenë e tij. Unë duhet ta telefonoj atë dhe do ta telefonoj, që të vijë dhe të kënaqet në qytetin tonë. Mund të vijë. Por jo për të luajtur… jo për të luajtur”, tha Ançeloti. /Sport Ekspres/
"If he wants to come and enjoy he can come… But not to play!" ?
New @Everton boss Carlo Ancelotti says he give free agent @Ibra_official a call to see if he would be interested in moving to Goodison Park ?
The real life Football Manager story continues… ? pic.twitter.com/5FmjQmTR9h
— Hayters TV (@HaytersTV) December 23, 2019