Zvicra bëri të pamundurën realitet mbrëmjen e djeshme, teksa eliminoi kampionët e botës pas penalltive. Helvetët i heshtin në këtë mënyrë kritikët, që nuk kanë munguar pas paraqitjeve në fazën e grupeve.
Një prej tyre ka qenë edhe kryeredaktori i prestigjozes “Blick”, Andreas Boni. Ky i fundit ka qenë një nga kritikuesit më të mëdhenj të Kombëtares zvicerane dhe në shënjestër ka patur Granit Xhakën për shkak të veprimeve të mesfushorit shqiptar për të lyer flokët dhe për të bërë tatuazh.
Për këtë arsye ka vendosur bast me tifozët se nëse Zvicra shkonte në çerekfinale, atëherë edhe ai do të lyente flokët njësoj si Xhaka. Basti është bast dhe Boni e ka mbajtur fjalën duke shpërndarë një video ku shihet të bëjë ndryshimin e premtuar në pamjen e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
«Wettschulden sind Ehrenschulden. Ich habe Granit Xhaka und Co für das Einfliegen des Coiffeurs hart kritisiert und versprochen, die Haare auch zu färben, wenn sie den Viertelfinal erreichen. Die Nati hat geliefert – und darum habe ich das nun auch getan.» pic.twitter.com/Xfg8Y1OmND
— Andreas Böni (@AndreasBoeni) June 29, 2021