Nga Lidsi, te Bornemuthi dhe tashmë te kombëtarja angleze, e gjitha në harkun e dy viteve: kjo është historia e pabesueshme e ngjitjes së karrierës për Luis Kuk, një prej surprizave të mëdha të listës së Anglisë nga Geret Sauthgejt për miqësoret e radhës para Kupës së Botës.
Mesfushori 21-vjeçar është grumbulluar për herë të parë me ekipin e “Tre Luanëve”, si shpërblim për një sezon madhështor me Bornemuthin në Premier League. Një ngjitje spektakolare, e shpejtë, aq sa pakkush e mendonte se djaloshi i panjohur deri para një apo dy vitesh tashmë do të bëhej pjesë e Anglisë.
Pakkush, por jo askush, sepse te Ljuis besonte shumë gjyshi i vet, Trevor Bërlingam, i bindur se nipi i vet do të bëhej yll. Aq i bindur, saqë kishte luajtur bast, jo pak, por 600 euro, që nipi do të luante për kombëtaren.
Bastii luajtur para dy vitesh, që është normal në Angli, ishte që Ljuis Kuk do të luante për kombëtaren para se të mbushte 26 vjeç. Kuota: 33!
Nëse Kuk luan qoftë edhe një minutë në miqësoret e radhës, gjyshi i tij do të shkojë te kompania ku ka luajtur bast dhe do të marrë 19.000 euro, si shpërblim për besimin te nipi i vet.