Basketbollistit të Tiranës i duket vetja si në ring, grushton dhe hedh përtoke gjyqtarin e ndeshjes  

Një rast dhune i padëgjuar më parë ka ndodhur në tapetin e basketbollit. Jo mes lojtarëve apo tifozëve por krejt ndryshe. Teksa ishte duke u zhvilluar takimi Teuta – Tirana për meshkuj, lojtari i kryeqytetasve Bruno Daliu  ka shpërthyer ndaj një prej gjyqtarëve, konkretisht ndaj Jurgen Muho.

Daliu ka lënë pas një moment lojën dhe ambjentin e pallatiti të sportiti për ta kthyer në një arenë boksi. Si shkak e nervozizmit dhe ndërprerjes së aksionit nga gjyqtari, lojtari ka masakruar me grushta gjykuesin Jurgen Muho.

Ky i fundit nga goditjet ka përfunduar i shtrirë në tokë teksa Daliu synonte që të vijonte ta godiste, duke detyruar shokët e ekipit ta ndalin. Pavarsisht arsyeve, lojtari i basketbolit kurrësesi nuk duhet të kishte një sjellje rrugaçërrore në një ambjent sportiv.

Në takimin e mbyllur me pikët 98-86 për durrsakët, Tirana veç humbjes mori dhe një mësim të mirë. Në ditët në vijim klubi duhet të punojë më tepër me disiplinën për të shmangur pezullimet e mundëshme të Federatës./Sport Ekspres/

daliu tirana basketboll on Vidnews.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online