Partizani nuk arriti që të fitonte ndaj Kukësit për të bërë pikën e kthesës pas një nisje sezoni që linte për të dëshiruar. I ftuar në “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”, Bashkim Tufa është shprehur se të kuqtë i kanë larë duart me titullin me këtë kontingjent lojtarësh.
“Ky Partizani aktualisht nuk është për titull, le ta ndajmë këtë. Të biem dakort për këtë. Si do dali Partizani kampion me këtë rezultate? Të pranojmë këtë dhe më pas vazhdojmë të diskutojmë. Teorikisht i ka larë duart Partizani për titullin kampion me këtë grup lojtarësh”, tha Bashkim Tufa. /Sport Ekspres/