Bare në qiellin e shtatë: Ëndrra ime u realizua, por humbja…

Deri përpara pak ditësh luante me U-21, ndërsa sot debutoi me kombëtaren e madhe. Një ëndërr e kthyer në realitet, edhe pse rezultati të lë disi për të dëshiruar… Për RTSH, Keidi Bare u shpreh: “E prisja shumë këtë debutim, e kisha ëndërr që i vogël. Megjithatë, debutimi ishte i keq, pasi pësuam humbje.

Jam krenar për këtë fanellë dhe jam i lumtur që zbrita në fushë. Mendoj se shumë lojtarë nuk ishin aq mirë fizikisht. Norvegjia ishte më lart fizikisht se sa ne, por ky është futbolli, kjo bën edhe diferencën. Jam shumë i gatshëm si me U-21 ashtu edhe me kombëtaren A, ku të lipset nevoja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *