Bardhi: Mungonin vetëm rezultatet, te Partizani nuk ka presion

Jurgen Bardhi shënoi golin e barazimit kundër Kukësit dhe u shpall njeriu i ndeshjes. Për “Supersport” mesfushori foli rreth takimit kundër verilindorve dhe kthimit te fitorja. Nuk mund të linte jashtë vëmendjes dhe një krahasimi mes Starovës dhe Julianos, por dhe pozicionit në fushën e lojës. Presioni? Për Bardhin te Partizani nuk ekziston.

NDRYSHIMET – “Nuk ka ndryshuar asgjë, me Julianon vetëm nuk vinin rezultatet. Profesor Starova e njeh më mirë kampinatin shqiptar dhe i jep një frymë tjetër skuadrës. Juliano u mundonte shumë, por kur nuk e njeh dhe kur nuk e di se çfarë duhet. Ka gabuar në disa vendosje besoj”.

POZICIONI – “Mua më pëlqen sulmi, por më pëlqen më shumë që të jem pas sulmuesit sepse ndihem më mirë dhe jam më i lirshëm. Me Kukësin nuk isha sulmues pykë, por u vendosa dhe pas. Ndihem më mirë në atë rol”.

JULIANO DHE STAROVA – “Edhe Juliano më donte shumë dhe më përkrahte shumë. Edhe profesor Starova më ka dhënë përkrahje pasi më ka dhënë minuta që prej tre vitesh. Me këtë fitore besoj se do të ecim vetëm për lart tashmë.

PRESIONI –  “Nuk ka fare këtu. Ishte një mbledhje që duhet të ecnim përpara. Ishte kusht që të merrnim pikët dhe të ngrinim moralin dhe Partizanin aty ku i takon”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *