“Bardhi donte të dilte hero, doli palaço”

Përfaqësuesi i Federatës Shqiptare, Jetmir Salihu, në një prononcim për “Gazetaolle.com”, e ka zbuluar të vërtetën rreth Enis Bardhit, të cilin e ka kontaktuar që në vitin 2011.

Pasurohet çështja “Enis Bardhi”. Pas intervistës së futbollistit të Levantes për “Zona Gol” në Supersport, ku rrëfente historinë dhe versionin e tij në lidhje me mosardhjen te Shqipëria dhe zgjedhjen Maqedoni, menjëherë ka reaguar personi me të cilin lojtari shkupjan ka pasur lidhje dhe që e ka kontaktuar, duke përfaqësuar federatën shqiptare të futbollit. Sipas “Gazetaolle.com”, Bardhi nuk është ftuar për provë, siç pretendon, por direkt në ndeshje miqësore me Kombëtaren U-21. Përfaqësuesi i Federatës Shqiptare, Jetmir Salihu, në një prononcim për “Gazetaolle.com”, e ka zbuluar të vërtetën rreth Enis Bardhit, të cilin e ka kontaktuar që në vitin 2011.

“Ai madje nuk na ka dhënë as numrin e telefonit. Nuk ishte i interesuar të vinte në Kombëtare. Për herë të parë është tentuar të konkaktohet në vitin 2011, në prova te Kombëtarja U-17. Pastaj e kam kontaktuar zyrtarisht në vitin 2014 direkt në ndeshje me Kombëtaren U-21, ndeshje miqësore. Nuk më ka dhënë as numër telefoni. i kam dhënë numrin tim të telefonit, por thjesht nuk ka patur interes.

Që nga viti 2010 e deri më sot kam qindra raste të tilla, futbollistë që e kanë refuzuar ekipin kombëtar dhe në fund kanë dal me deklarata të tilla sepse thjesht duan t’ia hedhin fajin FSHF-së dhe duan ta fitojnë simpatinë e shqiptarëve që kurrë nuk i përfaqësuan. Ndoshta e kanë shfrytëzuar faktin që nuk kam dalë në media, por unë kurrë nuk i kam paragjykuar të gjithë ata që kanë zgjedhur shtete të tjera, por disa herë jam indinjuar me faktin se kanë trilluar histori të ndryshme, më kërkuan lekë, nuk më ftuan, ëndrra ime është Shqipëria etj etj…

Gjithashtu, as Enis Bardhin nuk do ta kisha komentuar nëse ai nuk do t’i hidhte zjarrit benzinë. Jam gëzuar kur është transferuar në Spanjë për golat e tij, por këto deklarata janë të pavërteta. Kam vetëm një fjali për të: Pretendove të dalësh hero kombëtar, por dole palaço. Gjithsesi, përfaqësueses së Maqedonisë i uroj suksese. Gjithë të mirat Enis, emri im është Jetmir, pasi nuk t’u kujtua tek intervista, do ta mbash mend gjithë jetën”, – deklaroi Jetmir Salihu për “Olle”.

Salihu ka dërguar në moshat e reja të Kombëtares shqiptareme dhjetëra lojtarë në koordinim me Redi Jupin. Vlen të përmenden emra si Liridon Latifi, Enis Gavazaj apo Milot Rashica.

 

Biseda e plotë mes Salihut dhe Bardhit

Salihu: Enis a mund të flasim pak (kontakti i parë në vitin 2011)

Bardhi: Jetmir unë momentalisht nuk dua të bëje lëvizje, mirëpo faleminderit për interesimin, por në të ardhmen sigurisht së do të dëgjohemi prapë. (biseda vazhdon në vitin 2014)

Salihu: Unë bisedova sot me sfatin ekipit kombëtar në lidhje me ty dhe Valmir Nafiun, dhe pas afrimit të Isnik Alimit në Kombeëare, duam t’ju ftojmë edhe ju. Andaj ne mund t’ju ftojmë në ndeshje miqësore dhe pastaj të vendoset në lidhje me ju, sikurse kemi bërë me Isnik Alimin, që tani jemi duke i rregulluar pasaportën shqiptare dhe do ta bëjmë atëherë kur të jetë e përshtatshme, si për ju, ashtu edhe për ne. Unë do të vazhdoje t’ju përcjell me shumë vëmendje në ndeshje e tua dhe tashmë kemi kontakt…ky është numri im personal.

Bardhi: Ok, faleminderit shumë, do të jemi në kontakt. Natën e mirë!

Salihu: Në rregull. Është vendim që duhet ta presim nga ti, kurdo që ke gatishmëri për këtë. Dëgjohemi prapë.

Bardhi: Ok.

Çfarë tha Barthi për Supersport

“Gjithmonë kam tentuar të jem pjesë e Shqipërisë, prej moshës 16-17 vjeç kur kam qenë gati, por asnjë ofertë s’ka ardhur. Kam biseduar njëherë me një person që ishte nga Kosova, nga Gjilani, dhe ai më ka shkruar në Facebook në rrjetet sociale, por kurrë s’ka pasur diçka serioze. Ky njeri më tha që Redi Jupi nuk më njeh dhe nuk e di se kush jam. Isha pjesë e Ujpeshtit dhe isha në hapat e mi të parë dhe shihej që shënoja gola dhe bëja paraqitje të mira, por nuk ka pasur diçka serioze. Ai djali më tha që duhet të vish këtu dhe të të shohë Redi Jupi në prova, ndoshta një javë. Në ato ditë prisja të debutoja me Maqedoninë dhe kërkoja seriozitet dhe jo kështu, në provë. Menaxheri im i ka shkruar Jupit në e-mail dhe Facebook, por asnjë përgjigje. Ndoshta ai bllokoi edhe numrin e telefonit të menaxherit. Gjithë familje ime donte të isha pjesë e Shqipërisë, por kurrë asgjë konkrete nuk ka pasur. Vetëm fjalë dhe asnjë veprim. Nuk besoj që ka një shqiptar që posaçërisht është nga Shkupi i lindur në Shkup me familje shqiptare, që s’do të kishte dëshirë të luante për Shqipërinë. Ishte joprofesioniste nga Federata Shqiptare, që nuk tregoi dhe nuk sheh talentet. Nuk ndihem viktimë që s’jam pjesë, por duhet të shihen më shumë talente shqiptare në Maqedoni që kanë dëshirë të vishen kuqezi. Isha vetëm 19 vjeç dhe gjithmonë Maqedonia dëshironte të isha pjesë e tyre, por asnjëherë s’kam pasur ftesë nga Shqipëria. Pranova ftesën e Maqedonisë që erdhi te Ujpeshti. Shqipëria as në miqësore nuk më mori. Kur isha 15 apo 16 vjeç, e kam thënë hapur që dua të jem pjesë e Shqipërisë, por asnjë hap nuk u bë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *