Barcelona “tallet” me Newcastle-n, 7 golat e katalanasve e nxjerrin me turp nga Champions-i

Barcelona ka dëshmuar sot se barazimi i një jave më parë në Angli ishte thjesht një rastësi. Newcastle është larguar me turp nga transferta katalanase, ku janë mposhtur me goleadë. Lojtarët e Barçës janë argëtuar në fushën e lojës, teksa kanë triumfuar me rezultatin e thellë 7-2.

Raphina (7’, 82’), Bernali (18’), Yamal-i (45’+7’), Fermin Lopezi (51’) dhe Lewandowski (56’, 61’) ishin autorët e golave për Barcelonën. Në krahun tjetër Elanga tundi rrjetën në minutën e 15 dhe më pas në të 28-n. Megjithatë dy golat e tij shërbejnë thjesht për statistikë, pasi nuk mundën të ndihmonin Neëcastle-in të kalonte në fazën pasardhëse të Champions League-s./Sport Ekspres/