Barcelona pranoi ta lërë të lirë pa përfituar asnjë qindarkë, Manaj viziton ambientet e klubit të ri

Rei Manaj sezonin e ardhshëm do të luajë në Championship. Sulmuesi shqiptar gjendet në Londër, ku gazetari i “Tuttomercatoweb”-it, Giacomo Iacobellis, raporton se ai ka vizituar edhe ambientet e klubit të tij të ri, Watfordit.

Një transferim me kosto 0 për skuadrën angleze, teksa Barcelona ka pranuar të lërë të lirë shqiptarin pa përfituar të ardhura ekonomike, me faktin e vetëm se një përqindje e kartonit do të zotërohet ende prej tyre. Tashmë pritet vetëm firma në kontratë për të zyrtarizuar transferimin e Manajt.

“Barcelona po mbyll largimin e Manajt te Watfordi. Sulmuesi është tashmë në Angli, ku ka vizituar ambientet e klubit. Do të shkojë me kosto 0, por Barcelona do të mbajë një përqindje për një shitje në të ardhmen“, raportohet nga Giacomo Iacobellis./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *