Hansi Fliku është paraqitur në konferencë për shtyp në prag të sfidës kundër Njukastëllit, e vlefshme për Ligën e Kampionëve. Trajneri gjerman ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga klubi blaugrana. Madje, ai ka bërë të ditur se detyra si trajner i Barcelonës mund të jetë e fundit në karrierën e tij.
“Mendoj se është e qartë që mua më pëlqen të jem këtu. Kam mbështetjen e të gjithëve këtu në Barcelonë. Kemi mjaftueshëm kohë dhe nuk jam duke menduar për të shkuar diku tjetër. Përse? Jam këtu dhe ky mund të jetë klubi im i fundit. Mund të jetë puna ime e fundit në karrierë dhe jam shumë i lumtur me këtë
A mundet Siti të përmbysë Realin e Madridit? E mira është se sot mund të ulem në kolltuk e të shoh dhe mund të shijoj gjithçka”, ka thënë Hansi Flik./Sport Ekspres/