Rei Manaj do të largohet nga Barcelona B në këtë merkato të verës. Pas një sezoni ku sulmuesi shqiptar shkëlqeu dhe u shpall golashënuesi më i mirë i të rinjëve të katalanasve, është momenti për të gjetur një tjetër aventurë. Debutimi me ekipin e parë ishte i pamundur për t’u realizuar, ndërsa duke parë edhe moshën e Reit është e palogjikshme për të qëndruar edhe në një tjetër sezon në futbollin e të rinjëve. Në ditët e fundit u përfolën për klube të “dorës së dytë” në Spanjë që kërkonin shërbimet e Manajt.
Megjithatë këto oferta nuk e kënaqin vetë futbollistin që pret më tepër duke parë statistikat e sezonit të shkuar. Në fund të fundit është golashënuesi i Barcelonës B dhe kjo mund t’i sigurojë mundësinë për t’u rikthyer në kampionatet elitare. Gerard Romero ka raportuar së fundmi se disa oferta kanë mbërritur nga Italia dhe Gjermania, ndërsa Barcelona kërkon që ta shes Manajn për një çmim të mirë. /Sport Ekspres/