Lionel Messi është padyshim futbollisti më i mirë që Barcelona ka pasur ndonjëherë. Ai ka mbërritur në klub si adoleshent dhe ka shkruar historinë me gërma të arta. Shumë lojtarë janë shpallur Messi i ri dhe askush nuk e ka justifikuar këtë pseudonim. “Messi i ri” tashmë është një 16-vjeçar nga Brazili. Të paktën kështu është etiketuar. Barcelona e dëshiron atë, dhe ai dëshiron Barcelonën. Është Estevao ose Estêvão Ëillian Almeida de Oliveira Gonçalves siç lexohet emri i tij i plotë.
Ai luan për brazilianin Palmeiras, i cili së fundmi e shiti Endrick te Real Madrid dhe tani mund të bëjë marrëveshje me Barcelonën, të cilët po e ndjekin nga afër. Mundo Deportivo bëri një intervistë me brazilianin dhe ai pranoi se ëndrra e tij është të mbërrijë në Katalonjë.
“Ëndrra ime më e madhe është të luaj për Barcelonën. Unë i shikoj të gjitha ndeshjet e Barcelonës, e mbështes klubin. I admiroj shumë të gjithë lojtarët që po zhvillohen atje dhe shpresoj që të bëj të njëjtën gjë”, tha futbollisti brazilian. Ai është një lojtar që mbulon të dy pozicionet e krahut dhe mund të luajë edhe si mesfushor sulmues. Me ardhjen e tij, Xavi do të merrte një sulmues të gjithanshëm me potencial të madh. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/