Për fatin e tij të keq, Filipe Kutinjo nuk do të bashkohet me Barcelonën në janar. Mesfushori aktual i Liverpulit në verë ka shpresuar deri në momentet përfundimtare të merkatos për t’u transferuar në “Camp Nou”, por klubi anglez bëri qëndresë deri në fund dhe nuk pranoi për ta larguar.
Megjithë përpjekjet më të mira të 25-vjeçarit, Jurgen Klop e mbajti thuajse si të ngujuar lojtarin e tij më të mirë. Arsyeja pse Barcelona nuk do të përpiqet ta blejë në janar Kutinjon është se ai luan në Champions League dhe nuk mund të përdoret pas janarit nga trajneri Ernesto Valverde. Barcelona nuk mund t’ia lejojë vetes të blejë një lojtar kaq të kushtueshëm vetëm për kampionatin.