Prag ndeshja Francë-Itali, miqësorja që luhet në “Allianz Riviera” të Nicës. Roberto Mançini, në konferencën për shtyp, menjëherë jep lajmin, sa i përket rolit të portierit. “Salvatore Sirigu do të jetë titullar!”. Sirigu, ish i PSG-së, sot luan te Torino, do të gjendet përpara disa lojtarësh që ka përballur në Ligue 1. Po pjesa tjetër e formacionit? “Emrat e dhjetë të tjerëve të ekipit titullar nuk mund t’i komunikoj. Duhet të vlerësojmë dy apo tre futbollistë (mes të cilëve Baloteli). Bonuçi po kthehet pas lejes për motive personale dhe duhet të shohim se si është”. Franca është e fortë, por a ekziston rreziku i një humbje të thellë dhe turpshme? “Shpresojmë që jo, kam besim dhe jam kurioz të shoh sjelljen tonë me një nga kombëtaret më të forta dhe kandidate për të fituar trofeun në Rusi”.
https://www.youtube.com/watch?v=SBqsBGvS0uc
Shiriti? – Çështja e kapitenit: Baloteli mund ta mbajë shiritin? “Në kombëtare është ky rregull: është kapiten ai që ka më shumë ndeshje. Që do të thotë se, nëse do të jetë Bonuçi jashtë, atëherë Baloteli mund të jetë një nga ato që do ta mbajnë”. Sakaq, mbi episodin e shëmtuar të pankartave raciste në St Galen, ndaj Arabisë Saudite, ja mendimi i Mançios: “Pankarta në St Galen i përket sferës së gjërave të shëmtuara që ndodhin. Sidoqoftë, Baloteli është në rrezik dhe vetëm nesër (sot) do të vendosim se çfarë do të bëjmë”. Rasti është i veçantë disi: Baloteli dhe De Shiljo, titullarë të mundshëm, kanë të njëjtin numër ndeshjesh me Italinë. Në atë moment, mosha mund të vendosë, ose numri i grumbullimeve. Në të parën është favorit Baloteli, te e dyta De Shiljo. Dilema nuk është sekondare, madje delikate, duke qenë se mund të sjellë tensione mbrapa. Sakaq, Bonuçi mund të mos jetë dhe të lërë dyshimet deri në fund. Sa i përket të ardhmes së Balotelit: “Duhet të gjejë ekipin më të mirë të mundshëm. Eshtë e rëndësishme të luajë, të vazhdojë të shënojë dhe të përmirësohet”.
Franca dhe VAR – Mançini mbi Francën: “Talenti ofensiv i Francës është i dukshëm për teknikën dhe shpejtësinë. Skuadra e Deshampit është kandidate për të fituar në Rusi. Didier, në gjashtë vjet, ka bërë një punë të mrekullueshme”. Mançio mbi Italinë: “Ne, diçka kemi gabuar nëse ndodhemi në këtë situatë. Kemi jetuar dramën e moskualifikimit për në Rusi 2018, por vetëm ata që bien poshtë mund të ringjallen, edhe duke kaluar nga ndonjë humbje që djeg, që mund të ndodhë. Sistemi edhe mund të variojë, por shumë pak, mbrojtja do të jetë gjithmonë me katër”. Mançini, më pas ka folur edhe për VAR-in: “Isha kundër, por kur pashë ecurinë, është i vlefshëm, zgjidh shumë episode të bujshme”. Në fund, batuta: “Jam i nderuar që jam trajneri i Italisë. Roli është i mrekullueshëm, sepse nëse të pëlqen një lojtar nuk duhet të stresoj drejtorin sportiv, mjafton të ngre telefonin dhe të thërras djaloshin”.