Ilir Daja mund të shpallet kampion për herë të dytë radhazi në Kosovë. Ballkani ka marrë një fitore me shumë vlera në ditën e sotme, duke mundur Llapin me shifrat 1-0. Me këto tre pikë, ekipi i Dajës shkon në vendin e parë dhe lë mbrapa Dritën me dy pikë më shumë.
Tashmë kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit në Kosovë. Nëse Ballkani do të marrë pikët e plota atëherë do të shpallet për herë të dytë radhazi kampion në histori dhe me Dajën në krye. /Sport Ekspres/