Brazili afrohet me momentin e së vërtetës ndaj Serbisë, në Moskë, ku edhe Seleçao ka mbërritur një ditë përpara, me tensionin në maja. Çështja quhet “Nejmar” dhe trajnri Tite dhe skuadra kanë vendosur që të ballafaqohen mes tyre, në “shesh të burrave”: është zgjidhur me një mbledhje të grupit. Asnjë, në fakt, nuk mund ta fshihte. Shtypi brazilian ka zbuluar këtë mbledhje të grupit, në të cilën shokët e skuadrës i kanë kërkuar yllit të Seleçaos që të mos pushtohet nga nervozizmi apo të mos bjerë pre e gjendjes emocionale, shpesh të shfaqur me gjeste ndaj tyre.
Në fakt, çështja kishte dalë në pah pas ndeshjes me Kosta Rikën, kur Tiago Silva, kapiteni në atë rast, tregoi se u keqtrajtua në fushë nga numri “10” për një gjest fair play të kundërshtarëve, të cilëve i kthehu topin: “Sinqerisht, u ndjeva keq, sepse Nejmar më akuzoi dhe madje më ofendoi”.
Por, nyja e vërtetë tani është edhe rreziku i kartonit për protesta, pasi Nejmar e mori një në ndeshjen ndaj Kosta Rikës: do të thoshte skualifikim dhe kështu nëse arrihet faza e 1/8-ve, futbollisti i PSG-së do të mungonte shkak skualifikimi (rregullorja: dy kartonë). Trajneri Tite nuk ka fshehur shqetësimin e tij mbi këtë temë dhe skuadra e ka marrë alarmin.
Paqe dhe përqafime – Nervozizmi i numrit “10” ka dy shpjegime: frika që kundërshtarët e mbulojnë në fushë shumë ashpër, duke i rrezikuar një tjetër dëmtim të ri, dhe sidomos kritika që shpesh e etiketon si një simulues. Madje, një lokal, në Brazil, ka vendosur edhe konkurs për ata që do të gjejnë se sa simulime do të bëjë Nejmari në një ndeshje. Ai ndihet nën shënjestër me të pa të drejtë, por shokët e skuadrës i kanë shpjeguar se nuk mund të reagojë ashtu duke u kapur me ata që nuk kanë lidhje.
“O Ney” ka kuptuar këtë gjë dhe i ka kërkuar falje Tiago Silvës, teksa dëshmitar ka qenë Marselo. Mbaroi në mënyrën më të mirë, me një përqafim kolektiv dhe me sigurinë që tani e tutje gjithçka nis nga zero. Gabriel Hezus menjëherë postoi një foto të tijën me partnerin e sulmit, pra Ney: Seleçao, ndaj Serbisë, duhet të rinisë nga këta të dy. Nejmar ka siguruar shokët: “Jam i lumtur, sepse nuk ndjej më dhimbje në këmbë”.