Balaj: Ta marrim si mësim, pak raste në sulm!

Bekim Balaj ka “debutuar” me Kristian Panuçin, pas dëmtimit të gjatë, duke luajtur në pjesën e dytë, i hedhur në sulm për të bërë diferencën, por nuk la dot gjurmë… Për RTSH, ai u shpreh: “Kërkonim fitoren dhe në fund barazimin, për mënyrën se si shkoi loja. Hasëm vështirësi në sulm në krijimin e aksioneve dhe rasteve të rrezikshme.

Duhet të tregonim më shumë agresivitet, ashtu si Norvegjia, që e shfaqi që në fillim. Edhe në aspektin fizik, ndoshta deri diku çaluam. Ta marrim si mësim dhe të shohim ndeshjet e tjera.  Asnjë top, asnjë rast? Hasëm vështirësi gjatë gjithë lojë, ndërsa dy momente që patëm ishte rrëmujë në zonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *