Tiémoué Bakayoko fitoi zemrat e të gjithë tifozëve milanistë dy vite më parë me perfromancat e tij të shkëlqyera. Forca fizike dhe pasimet e sakta ishin karakteristika që e bën francezin një nga pikat kyçe të kuqezinjve. Megjithatë, Bakayoko preferoi të rikthehej tek Chelsea pas huazimit. Chelsea nuk e pa si pjesë të planit dhe 27-vjeçari u transferua tek Napoli vitin e kaluar.
Tashmë gjithçka duket se do të riciklojë, pasi Milani është në marrëveshje të avancuar me mesfushorin francez. Takimi mes drejtuesve të Milanit dhe agjentit të Bakayoko shkoi shumë mirë dhe lojtari pranoi rikthimin në “San Siro”. Tashmë pritet që të arrihet dakordësia mes Chelseat dhe Milanit që lojtari të transferohet përsëri tek kuqezinjtë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/