Elis Bakaj tashmë është ambientuar në kampionatin bjellorus dhe gjithçka ka marrë për mbarë. Fantazisti shqiptar ishte sërish në fushë dhe, në fitoren 1-0 që Shahtjor Soligorsk arriti ndaj Torpedo BelAZ.
Javën e shkuar Bakaj mungoi për herë të parë për ekipin e tij, për shkak se u kthye në Shqipëri për ceremoninë e martesës, ndërsa është kthyer dhe sërish ka gjetur fitoren, ashtu si u largua.
Janë 5 fitoret resht për skuadrën nga Soligorsk, që tashmë është në vendin e katërt me 21 pikë në 11 ndeshje, 7 pikë larg Bates kryesuese, dominuese në futbollin bjellorus.