Elis Bakaj është edhe “de jure” futbollist i Shakhter Soligorsk në Bjellorusi. Sulmuesi i njohur la Kukësin para disa javësh, duke firmosur një kontratë sezonale me shifra të jashtëzakonshme në Soligorsk, por debutimi i tij do të vijë nesër, në javën e parë të kampionatit kundër Dinamo Brestit.
Me herët Shakhter ka luajtur edhe një ndeshje kupe, por Bakaj nuk ishte i gatshëm, sepse nuk kishte shkuar lejekalimi ndërkombëtar. Kjo për faktin se në mungesë se lejes së punës, klubi bjellorus kishte vonuar pagesën në llogari të Kukësit. Asnjë problem realisht, thjesht burokraci që kanë marrë fund tashmë.
Bakaj ka marrë lejen e punës, Kukësi është paguar dhe tashmë lejekalimi ndërkombëtar është regjistruar në sistemin e transferimeve, çka do të thotë se Bakaj do të jetë gati prej sfidës së nesërme, ku pritet të luajë nga minuta e parë.