Elis Bakaj u bë protagonist negativ në fundin e ndeshjes së djeshme kundër Kukësit, kur pas ndërrimit në shtesë mendoi të lante hesapet me një tifoz apo grup tifozësh që po e ofendonin gjatë ndeshjes.
Gishti i mesit treguar dikujt në tribunë, por që u pa nga arbitri i katërt, i kushtoi kartonin e kuq sulmuesit të Kukësit, që më pas shpërtheu në një lumë sharjesh drejtuar nga tribuna.
Situata degjeneroi pas ndeshjes, me një grup njerëzish që e prisnin Bakajn jashtë stadiumit, por për fat policia mori masa për të evituar përplasjen fizike.
Sot Bakaj përdor Instagramin për të dhënë një mesazh që tregon qartë mendimin e tij në lidhje me këtë histori dhe me kritikat që mori në media për sjelljen e tij, pasi reagimi nuk i lejohej, përtej injorancës që mund të shfaqet çdo javë nga tribunat.
“KEEP CALM AND DON’T GIVE A SHIT”, që fare mirë mund të përkthehet: “Unë jam i qetë dhe nuk më plas fare”.