Bajrami e nis me fitore te Sasuolo, Atalanta e Gjimshitit e mbyll ndeshjen me 9 lojtarë

Sasuolo ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat. Jeshilzinjtë kanë mposhtur minimalisht 1-0 Atalantën dhe ngjiten kështu në vendin e 15 në renditje, e pikë të barabarta me Leçen dhe Juventusin. Goli u shënua në minutën e 55 të takimit nga Lauriente.

Sigurisht që këtë fitore ka ndihmuar edhe epërsia numerike, teksa që në minutën e 30, Maehle është larguar nga loja me karton të kuq. Të njëjtin fat si mbrojtësi danez pati edhe Murieli, por ky i fundit u ndëshkua në sekondat e fundit të sfidës, pa ndikuar në rezultatin e ndeshjes.

Mbrëmjen e sotme ka bërë debutimin e tij Nedim Bajrami. Mesfushori shqiptar ka hyrë në fushë në minutën e 67, por pa mundur të shënojë. Ndërkohë në krahun tjetër titullar nga minuta e parë ishte Berat Gjimshiti, i cili e ka humbur “derbin“ me Bajramin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *