Është një moment delikat për Bajernin e Mynihut, sepse sezoni i ardhshëm do të nisë me Niko Kovaç, trajner i ri dhe pa eksperiencë në nivele kaq të larta, ndërkohë që deri tani ka pasur vetëm rinovime veteranësh, nga Riberi te Roben.
Merkato? E kursyer, asnjë yll nuk do të shkojë te Bajerni. Ky është verdikti i një takimi zhvilluar sot mes trajnerit dhe drejtuesve të lartë të Bajernit, raporton Sport Bild.
Plani është të ruhet ekipi aktual, por ka disa çështje pezull dhe më e madhja është ajo e Robert Levandovskit. Agjenti i sulmuesit polak ka dalë hapur, duke kërkuar që Leva të nxirret në shitje, sepse kërkon të provojë një aventurë të re.
Vetë Levandovski sot deklaroi: “Janë gjëra me të cilat merret agjenti im. Unë jam i përqendruar te Kupa e Botës dhe nuk po mendoj për asgjë tjetër”. Thelbi? Polaku nuk mohon asgjë.
Po Bajerni? “No comment”, vetëm kaq, në lidhje me deklaratën e agjentit të Levandovskit.