Bajerni i Mynihut kërkonte Zllatan Ibrahimoviç, Uli Hënes tregon arsyen e dështimit të transferimit

Zllatan Ibrahimoviç ka rilindur në moshën 39-vjeçare, duke kapërcyer çdo rregull të futbollit. Sulmuesi suedez po shkëlqen te Milani, ku goli nuk i ka munguar aspak. Por gjiganti nordik ka qenë në të shkuarën një objektiv i skuadrës më të madhe në Gjermani, Bajernit të Mynihut.

Këtë e ka zbuluar Uli Hënes në një prononcim për “RTL”, ku tregon se ka pasur interes për të transferuar Ibrahimoviç, por shifra e kripur që kërkonte ky i fundit në sezon ishte arsyeja përse kalimi në Bavari nuk erdhi asnjëherë.

“Ai është një lojtar i madh, por kërkesat e tij për pagën ishin gjithashtu hyjnore. Nuk arritëm në drejtimin e duhur”, ka thënë Uli Hënes sa i përket prapaskenave të merkatos për transferimin e një emri si Zllatan Ibrahimoviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *