Jack Ëilshere shihej si një futbollist që do të kthehej në yll botëror. Që në moshën 16-vjeçare do të mbërrinte në ekipin e parë të Arsenalit, duke shfaqur potencialin e tij. Më pas karriera e mesfushorit vazhdoi te topçinjtë dhe në Kombëtaren e Anglisë, por duket se do të mbyllet shumë herët.
Dëmtimet e shpeshta e kanë penguar karrierën e këtij futbollisti. Në sezonin e fundit ishte pjesë e Bournemouth ku luajti në “Championship” dhe la përshtypje të mirë, ndërsa trajneri vendosi për mbylljen e kontratës. Tanimë në moshën 29-vjeçare, Ëilshere gjendet në “qiell të hapur” dhe nuk e kërkon asnjë skuadër. Por situata më e vështirë nuk është kjo për vetë lojtarin që po mendon për tërheqjen nga futbolli. Djali i tij që është vetëm në moshën 9-vjeçare, e pyet vazhdimisht se përse nuk e dëshiron asnjë ekip.
“Fëmijët e mi e kuptojnë situatën time. Sidomos Archie, që është vetëm 9-vjeç. Ai flet me mau dhe më thotë: “Babi, pse nuk luan në MLS? Po përse nuk luan në La Liga? Ai e do futbollin dhe di gjithçka për të. Është pak e vështirë për mua dhe nuk di si t’ia shpjegojë. Ai do të më thotë: “Si nuk ka një klub që të do ty?”. Unë nuk di si t’ia them. Ata kanë shokë në shkollë dhe ju e dini që fëmijët janë shpesh brutalë me fjalët e tyre: “Po babi jot, përse nuk po luan më? Nuk është i mirë ai?”, ka thënë Ëilshere. /Sport Ekspres/