Gerard Pique ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike së fundmi dhe kjo jo për shkak të asaj çfarë ka ofruar në fushën e gjelbër. Mbrojtësi katalanas është bërë temë diskutimi për shkak të jetës së tij private. Pique ka tradhëtuar ish-bashkëshorten e tij, Shakirën, më nënë e shokut të skuadrës, Gavit. Një akt i tillë nuk është falur nga këngëtarja kolombiane, e cila ka kërkuar menjëherë divorcin.
Por duket se aventurat në dhomën e gjumit do të kenë një kosto të shtrenjtë edhe në karrierën e tij. Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, Xavi i ka kërkuar mbrojtësit të largohet nga Barcelona. Arsyeja është pikërisht sjella e tij jo profesioniste në jetën private./Sport Ekspres/