Kamza u përjashtua nga kampionati me vendin të Komisionit të Disiplinës dhe mbetet për t’u parë nëse klubi periferik i kryeqytetit do ta apelojë dënimin e marrë. Pasojat janë të rënda për lojtarët, të cilët do të mbeten në rrugë deri në fund të këtij sezoni.
Ilir Avdyli, portieri shqiptar nga Kosova flet pas vendimit: “Mendoj se gjendja është shumë e rëndë, pas këtyre situatave që kanë ndodhur. Këtu ka sportistë, siç jam edhe unë e gjithë të tjerët, të cilët mbajnë familjet nga kjo punë. Nuk do ishte mirë për asnjërin të ndodhte më e keqja”.
Po për “A2 News – CNN” ka folur edhe mbrojtësi Orjad Beqiri: “Është e vështirë, nuk gjejmë fjalët që ta përshkruajmë. Nuk duhet të ndodhte, por ja që ndodhi”. Për situatën e krijuar, një koment e ka bërë edhe kapiteni Sebino Plaku.
“Normalisht jam pa fjalë, pasi siç thashë, vërtetë ne e treguam aty se nuk jemi pro dhunës. U distancuam dhe lojtarët u munduan të bënin çfarë mundeshin. Brenda këtyre 30 lojtarëve janë edhe 30 familje. Kjo i përket Federatës, por uroj që t’i kenë menduar pasojat”, deklaron Plaku.