Mbrëmjen e nesërme do të luhet sfida mes Juventusit dhe Napolit. Këta të fundit gjendjen në një pozitë të vështirë si në sezonin e shkuar, kur autoritetet lokale të shëndetësisë i ndaluan udhëtimin drejt Torinos për të zhvilluar ndeshjen. Të kaltrit po përballen përsëri me një numër infektimesh në radhët e tyre, ndërsa autoritetet e shëndetësisë kanë karantinuar personat e infektuar si dhe tre lojtarë të tjerë.
Bëhet fjalë për Rrahmanin, Lobotkan dhe Zielinskin. Të tre futbollistët kanë pasur kontakt të afërt me personat e tjerë që rezultuan pozitiv me Covid-19 si dhe nuk kanë kryer dozën e tretë të vaksinës. Për këtë arsye është kërkuar karantinimi i tyre, por pavarësisht kësaj si Rrahmani ashtu edhe dy shokët e tij të skuadrës kanë thyer rregullat dhe kanë udhëtuar me ekipin drejt Torinos për tu përballur me Juventusin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/