Futbollisti kurd Deniz Naki ka mbetur viktimë e një atentati në perëndim të Gjermanisë. Naki, i cili luan për Amed SK, klub nga Dijarbakëri (kategoria e tretë, sepse ka disa vite që klubet e kategorive më lart kanë frikë ta marrin në ekip), është bërë i famshëm kohët e fundit për faktin se ka folur kundër qeverisë turke dhe kjo e bën të ndihet i pasigurt për jetën e vet. Naki tha për gjermanen Die Welt se ishte duke udhëtuar në autostradë të dielën, kur dëgjoi krisma nga një makinë e zezë në korsinë ngjitur, por për fat asnjë plumb nuk e goditi.
Naki në të shkuarën ka dalë hapur në mbrojtje të kurdëve, duke sulmuar qeverinë turke, ndaj sulmi ndaj tij mund të jetë me prapaskenë politike.
Naki, tashmë 28 vjeç, ka lindur në Gjermani dhe ka luajtur për shumë vite aty, duke luajtur në Bundesligën 2 me Alein, Sant Paulin dhe Paderbornin.