“Atë punë ka, për çfarë e blemë?”! Nedim Bajrami shënoi golin e parë te Sasuolo, e ngacmon shoku i ekipit: Kisha javë që ia kisha thënë…

Nedim Bajrami ka realizuar golin e parë me fanellën e Sasuolos. Lojtari shqiptar shkundi rrjetën në minutën e 92 duke i dhënë fitoren ekipit në shifrat 3-2 ndaj Cremonese. Një gol me vlerë tre pikë, me Bajramin që erdhi nga stoli për t’u kthyer në hero.

Menjëherë pas ndeshjes, shoku i ekipit, Davide Frattesi ka bërë humor: “Kemi kualitete përpara dhe Bajrami e futi topin në rrjetë. E kemi ngacmuar prej javësh dhe jam i lumtur për të. Por kjo është puna e tij, për çfarë e blemë atëherë? Këtë i thashë me humor”, tha Bajrami. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *