“Ata që janë në fushë dhe ata jashtë për ne janë njësoj“, emrat nuk kanë rëndësi për Bulkun: Rëndësi ka goli

Ervin Bulku ka folur për mikrofonin e “Supersport“ për të komentuar ndeshjen e sotme kundër San Marinos. Zëvendës trajneri i Kombëtares vë theksin te vështirësia që pritet të haset këtë mbrëmje, teksa San Marino bën një lojë të tërhequr me shumë forca në prapavijë. Sipas Bulkut nuk kanë rëndësi emrat që zbresin në fushë, e rëndësishme është që në fund të arrihet goli.

“Mendoj që nuk ka ndeshje të lehta. E kemi parë në San Marino që kemi hasur shumë vështirësi, siç kanë hasur edhe ekipet e tjera. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme dhe duhet ta fitojmë patjetër. Luajmë pa pikë referimi? Mendoj që të dy janë sulmues, duke pasur Bajramin që është direkt pas sulmit bëhen tre. Përfshirë edhe dy krahët që do të mbështesin sulmin.

Trajneri është munduar të hedhi në fushë ata që mendon se do e zgjidhin më shpejt. Çunat që janë në fushë dhe ata që do të hyjnë për ne janë njësoj. E kemi nisur ndaj San Marinos me Brojën tani me Manajn dhe Uzunin, nuk kanë rëndësi emrat. Rëndësi ka të shënojmë golin. Bajami ka treguar që ka aftësi të godasi, e ka treguar me Empolin. Shpresojmë që topi të shkojë në rrjetë“, ka thënë Ervin Bulku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *