Haland është lojtar anormal dhe për të flasin vetë shifrat e shënimit të golave. Në pikën kulminante të sezonit, Guardiola ka treguar edhe përkujdesjen ndaj norvegjezit. Trajneri i Manchester City u shpreh se mjekët dhe fizoterapistët qëndrojnë 24 orë pas Haland, në mënyrë që ky i fundit të mos dëmtohet në këto ndeshje vendimtare.
“Unë nuk e di se çfarë ka bërë ai te Dortmundi, por ne kujdesemi për të 24 orë në ditë. Kemi mjekë dhe fizioterapistë të jashtëzakonshëm, ata janë pas tij çdo sekondë të ditës. Me këtë kalendar, ne duhet të kemi kujdes maksimal ndaj futbollistëve: me ushqimin, pushimin, gjumin,” shpjegoi Pep. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/