Shiu lejoi të luheshin vetëm 45 minuta dje dhe Laçi futej në fushë sot me një gol të artë në favor, krijuar më shumë nga arbitri, sesa nga vetë Laçi.
Sot u luajtën 45 minutat e dyta, në mot shumë më të mirë, por fati nuk ktheu për Flamurtarin, edhe për faj të arbitrit, që e bëri baltë, sepse sërish dënoi vlonjatët duke mos akorduar një penallti neto sapo nisi pjesa e dytë.
Presion konstant, sidomos në gjysmën e parë të 45 minutave, raste dhe një shtyllë, por asnjë gol për kuqezinjtë e Duros.
Laçi u mbrojt me të gjitha forcat, luajti një ndeshje perfekte, përtej faktit që sot thuajse nuk shkoi fare në mesfushën vlonjate.
Për laçianët tashmë hapet oreksi dhe shikohet vërtet Europa, ndërsa Flamutrari ndalet kur nuk pritej dhe ëndrrat për kreun duhen arkivuar për momentin.
FLAMURTARI – LAÇI 0-1
Shënues: Rexhinaldo 36′ pen.
Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bici, Pollozhani, Musta, Sidibe, Useini, Zhufo (Jakovljeviç 74′), Hoxhaj (Liçaj 72′), Kamara, Alvesh.
Trajner: Shpëtim Duro
Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Kallaku (45′ Xhixha) (Shala 90’+2), Lushkja, Jonuzi, Nika, Uzuni, Rexhinaldo.
Trajner: Gentian Mezani
Kartonë të verdhë: Siljanovski 36′ / Lushkja 41′, Uzuni 44′, Fangaj 56′
Gjyqtar: Juxhin Xhaja