“Asnjë nuk na ka dominuar”, Conte bën krahasimin për Interin e tij: Shikoni Liverpulin, 4 vite pa fituar dhe u kthyen në makinë lufte

Championsi u la pas krahëve dhe tani vështrimi i Interit ka kaluar në Serie A, ku e pret Xhenoa. Zikaltrit do të luajnë javën e 5-të të kampionatit italian ditën e nesërme dhe synimi janë vetëm 3 pikët. Antonio Konte ka mbajtur konferencën e zakonshme për shtyp në prag së përballjes së radhës. Kur pyetet për rezultatet, trajneri italian sjell si shembull Liverpulin, që nga 4 vite pa fituar asnjë u kthye në një superfuqi të futbollit të tanishëm. Gjithashtu Konte vë theksin te fakti se deri në këto momente nuk janë dominuar nga asnjë skuadër tjetër.

“Ne duhet të japim 110% që të përpiqemi të marrim rezultatin përveç performancës. Mund të marrim Liverpoolin si një shembull, i cili kaloi 4 vjet pa fituar dhe tani është një makinë lufte. Ata ndërtuan diçka të rëndësishme. Unë e di me siguri që rruga e marrë të gjithë së bashku është ajo e duhura. Ata që vijnë nga jashtë duke parë Interin shohin një strukturë solide që po vendoset ndryshe nga vitet e mëparshme. Kjo na bën të lumtur.

Deri më tani, asnjë skuadër nuk ka dominuar ose ka qenë më superiore se ne. Ky është mentaliteti dhe duhet ta çojmë përpara sepse kjo është skuadra që duhet të kthehet për të qenë solide në të ardhmen”, ka thënë Antonio Konte./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online