“Asnjë kampionat tjetër nuk është si ky, 60% e ekipeve dështuan totalisht”, analiza e Redi Jupit: U futën të gjithë për kampion, ishin të pavërtetë

Redi Jupi ka bërë analizën sa i përket Superiores që po i drejtohet edhe fundi të këtij sezoni. Nisur nga objektivat e vendosura nga ekipet, ku shumë prej tyre kërkonin titullin kampion, në fund është vetëm Tirana që renditet në vendin e parë. Për këtë arsye të gjitha skuadrat e tjera që kërkuan këtë pozicion dhe në fund nuk arritën as të rivalizonin bardheblutë, kanë dështuar në objektivin e tyre. I ftuar në “Procesi Sportiv”, Jupi u shpreh:

“Ka akoma ndeshje për të bërë rezymenë përmbyllëse. Megjithatë nëse shohim tabelën me 10 ekipe, vetëm 4 ekipe kanë arritur objektivin, 6 të tjerat kanë dështuar totalisht, pavarësisht arritjes në Europë që mund të kenë. Laçi dhe Tirana kanë objektiva të realizuara dhe Kastrioti me Egnatian. Për të gjitha të tjerat janë jashtë objektivave. Nuk ka asnjë kampionat tjetër ku 60% e ekipeve të kenë sezon të dështuar. Kjo ka ardhur nga premisat dhe objektivave jo të vërteta që i kanë caktuar vetes secila nga skuadrat. Kanë hyrë për kampion Vllaznia, Kukësi, Partizani, Teuta, Dinamo dhe Skënderbeu që donte të ishte i qetë në Superiore”, tha Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *