Kristjan Asllani e nisi ndeshjen si titullar pas shumë kohësh. Mesfushori shqiptar i tregoi Inzagit se sa ka gabuar duke e lënë në stol, teksa ishte një nga më të mirët në fushë. “Calciomercato.com“ e ka vlerësuar me notën 6.5, e cila ishte më e larta e dhënë nga media në fjalë (po aq sa De Vraj dhe Gosensi).
“Pa frikë, merr topin nga Barela dhe fillimisht nga Barela dhe fillimisht nis vertikalisht Lukakun, duke nisur epërsinë e zikaltërve. Gjatë minuta më vonë hapet platforma 9 dhe ¾ për Gosensin. Një korridor i padukshëm për të gjithë, por jo për të. Gjermani rrëshqet, por nuk godet në portë de preferon një asistim për Lukakun, i cili megjithatë është i pasaktë”, shkruhet në vlerësimin e bërë nga “Calciomercato.com“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/