Kristjan Asllani bëri debutimin e tij si titullar me Interin në fundjavë dhe pa kaluar ende shumë kohë një tjetër lajm i mirë vjen për të. Mesfushori shqiptar është pranë lojës më të bukur të jetës së tij, pasi nesër zikaltrit do të përballen me Barcelonën.
Debutimi nga minuta e parë në Champions League është vetëm 24 orë larg dhe ku ka më bukur se sa një moment kaq të veçantë në karrierë ta përjetosh kundër një klubi legjendar si Barcelona. Inzagi ka konfirmuar në konferencën e sotme për shtyp se Asllani është gati që të jetë sërish në fushë mbrëmjen e nesërme.
“Për sa i përket Asllanit, ai bëri një ndeshje të mire. Bëri atë që ka treguar që nga dita e parë te Interi. Është e qartë se është gati të luajë sërish nesër”, ka deklaruar Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/