Asllani është lojtari i parë i Shqipërisë që blihet nga Interi, i dyti që vesh fanellën zikaltër pas Rei Manajt

Një arritje historike për Kristjan Asllanin, një arritje historike për Shqipërinë. Mesfushori shqiptar ka hedhur firmën mbi kontratë te Interi. Kjo nuk është pak, teksa Kombëtarja mund të krenohet me një tjetër lojtar të saj që arrin në nivelet më të larta.

Kështu Asllani është lojtari i parë i Shqipërisë që blihet nga Interi. Njëkohësisht është lojtari i shtatë më i shtrenjtë i blerë nga Interi në gjithë historinë sa i përket futbollistëve nën 20-vjeç. Më herët ishte Rei Manaj që ka veshur fanellën e zikaltërve në kohën e Mancinit, por ka qenë pjesë e akademisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *