Asgjë nuk mund ta mbajë më të lidhur Romelu Lukakun, gati kalimi i tij te Interi

Romelu Lukaku ka kërkuar largimin nga Chelsea dhe rikthimin tek ekipi ku arriti majat e karrierës së tij, Inter-i. Drejtuesit e të dyja klubeve kishin programuar një takim të dytë për të diskutuar rreth këtij transferimi, por ky takim është shtyrë nga pronari i ri i klubit anglez. Todd Boehly kërkon më shumë kohë të mendohet rreth ketij transferimi pasi Chelsea pagoi një shumë të lartë për transferimin e sulmuesit.

Sipas mediave italiane Inter kërkon ta mbyllë sa më parë marrëveshjen dhe ka bërë një ofertë prej 5 milionë eurosh për huazimin e Lukakut. Kjo ofertë pritet të refuzohet nga drejtuesit e klubit anglez, të cilët kërkojnë 15 milionë euro për huazimin, por marrëveshja mund të arrihet për 10 milionë euro dhe pjesa tjetër të plotësohet me anë të bonuseve. Drejtuest e të dyja klubeve do të takohen përsëri javën e ardhshme për të arritur një marrëveshje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *