Ftesa drejtuar Manajt për të qenë në urdhërat e Setien në ndeshjen e nesërme kundër Getafes në kampionat erdhi si një surprizë e bukur për të. Sulmuesi shqiptar është stërvitur rregullisht me ekipin e parë të Barcelonës që nga mbërritja te këta të fundit në janar, ndërsa ditën e sotme erdhi edhe një shans ia artë për të që të jetë në listën e katalanasve për takimin e radhës.
Mungesa për sulmues ka bërë që të rinjtë e Barcelonës të integrohen në ekpin e parë, por kjo ftesë për Manajn ka ardhur paksa shokuese në Spanjë. Disa gazetarë nuk e besojnë dot një vendim të tillë të trajnerit Setien. Jordi Costa, një gazetar spanjoll, shprehet se të arrish deri në këtë pikë është shumë dëshpëruese. Sipas tij kjo tregon më së miri gjendjen e vështirë me të cilën po përballet Barcelona dhe Setien.
“Sa dëshpëruese duhet të jetë të thërrasësh ditën e sotme Rei Manajn. Një lojtar që ka luajtur vetëm një ndeshje e gjysmë me ekipin B. Makthi më i madh i trajnerëve është ai i Barcelonës”, ka thënë gazetari spanjoll në lidhje me ftesën e adresuar për Rei Manajn./Sport Ekspres/