Diego Pablo Simeone është padyshim trajneri më i paguar në botë. Tekniku i Atletico Madrid fiton 34 milionë euro në vit dhe është shumë më përpara se të gjithë të tjerët. Ai e mori skuadrën në vitin 2011 dhe i solli disa trofe.
Dy herë, Simeone e udhëhoqi ekipin drejt titullit kampion spanjoll, por nuk pati trofe në Champions League, ku humbi dy finale. Megjithatë, drejtuesit e vlerësuan dhe për ta mbajtur ende si trajner, i ofruan kontratën me 34 milionë euro në vit.
Simeone ka lënë shumë të mëdhenj të trajnerëve shumë prapa. Pas tij janë Pep Guardiola, Jurgen Klopp, ndërsa në vendin e katërt është trajneri i ri i Chelseat, Graham Potter. Guardiola në Manchester City fiton 22.4 milionë euro në vit dhe Jurgen Klopp merr 17.8 milionë euro nga Liverpooli çdo vit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/