Nëse mendoni se i keni dëgjuar të gjitha bëmat nga futbolli, me siguri se do të ndryshoni mendim pas ndodhisë te Club Bruge. Këta të fundit udhëtuan në transfertë për t’u përballur në Champions League kundër Dortmund.
Por në këtë takim ekipi belg nuk do të ketë Emanuel Denis. Jemi në kohë pandemie, por Denis nuk është i infektuar me COVID-19. Gjithashtu nuk është i dëmtuar për të shpjeguar arsyen e mungesës.
Bëhet fjalë për një mërzitje fëmijnore e cila është raportuar në mediat e huaja. Denis ka kërkuar një vend në autobuz që nuk i është lënë nga shokët e ekipit dhe për këtë arsye nuk ka udhëtuar me ta duke tradhtuar skuadrën. /Sport Ekspres/