Derbi i Londrës i përket Arsenalit. “Topçinjtë” kanë mposhtur Totenhemin me rezultatin 0-2. Fati i ndeshjes është vendosur që në pjesën e parë të saj. Në minutën e 15, goditja e fortë e Saka devijohet nga portieri Loris. Por në vend që ta grushtonte topin jashtë zonës, gardiani i Totenhemit e dërgon me duart e tij brenda portës.
Ndërkohë në minutën e 36 Martin Odegardi dyfishon rezultatin me një gol të jashtëzakonshëm nga distanca. Fitorja e dërgon Arsenalin në kuotën e 47 pikëve në krye të tabelës së klasifikimit. “Topçinjtë“ marshojnë drejt titullit kampion, teksa momentalisht janë shkëputur me 8 pikë diferencë nga Mançester Siti i vendit të dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/