Armend Dallku nderon Prishtinën, merr fund thatësira për Josën

Minutat shtesë, goditje dënimi afër zonës për Prishtinën, pasim inteligjent për Armend Dallkun, i cili me të djathtën godet fort dhe gol! Prishtina ka mundur 1-0 sot Vëllaznimin, në një ndeshje të vuajtur e me shumë nervozizëm brenda.

Fitorja e parë për Mirel Josën, por edhe goli i parë, një lehtësim i madh për trajnerin e njohur, i cili kishte vetëm barazime e humbje deri tani. Mjaftoi kjo fitore që kreu të afrohet ndjeshëm, sepse Llapi u mund dje nga Drita dhe tashmë diferenca është vetëm dy pikë.

Fitoi edhe Trepça ’89, 3-0 ndaj Besës, me dy gola nga i zakonshmi Oto Xhon, ndaj kreu është afruar sërish dhe kampionët në fuqi janë aty, në garë për kreun, sepse kanë cilësi e lojë, por edhe mentalitet fituesi.

Liria u ndal dje, 0-0 ndaj Gjilanit të pathyeshëm jashtë fushe. Ishte frenimi i parë shtëpiak për Lirinë e drejtuar nga Bledi Shkëmbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *