Armando Sadiku e ka mbyllur me gol turin në Brazil me ekipin e Bolivarit. Këtë herë në barazimin 1-1 kundër America de Mina Gerais, sulmuesi shqiptar do të shënonte në minutën e 6 të takimi. Pas kombinimeve të bukura mes Granell dhe Bejerano, Sadiku do të dërgonte topin në rrjetë për të mposhtur portierin kundërshtar.
Por Bolivari nuk do të arrinte të fitonte duke mbyllur kështu rezultate negative në Brazil, pasi më herët ishte mundur në shifrat 0-1 kundër Cruzeiros dhe 1-3 kundër Atletico Minieros. Tashmë kanë mbetur vetëm dy javë nga “Copa Libertadores” dhe Sadiku do të debutojë në ndeshjen e parë zyrtare me Bolivarin kundër Montevideo Ënaderers. /Sport Ekspres/