Armando Broja nuk do të ketë më të njëjtin trajner kur të kthehet nga dëmtimi. Potter e ka mbyllur aventurën me Chelsea para kohe.
Përveç rezultateve negative, mediat raportojnë se lojtarët talleshin me Potter dhe nuk e dëgjonin fjalën e tij.
Sipas zërave, trajneri kishte humbur dhomat e zhveshjes. Nga ana tjetër, presidenti i Chelsea mendon se mund të fitojë Champions League me investimet e bëra dhe për këtë arsye i nevojitej një trajner tjetër. /Sport Ekspres/