Armando Broja është më i miri i Shqipërisë dhe me letra, vlerat e reja të lojtarëve i japin shkëputjen nga të tjerët e Kombëtares

Armando Broja është lojtari më i mirë i Shqipërisë. Një konstatim i ardhur jo vetëm nga tifozët dhe analistët e futbollit, por tanimë edhe me “letra”. Transfermarkt ka nxjerrë vlerat e reja të futbollistëve në Europë, ku mund të shohim edhe ndryshimet e legjionarëve të Kombëtares.

Listën e kryeson Armando Broja që tanimë ka shkuar në vlerën e 22 milionë eurove. Pas tij vjen Elseid Hysaj dhe Endri Cekici që kapin kuotën e 5 milionë eurove, me diferencën e madhe që shihet mes lojtarëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *