Mbrojtësi i Southampton, Bednarek, futet në listën e personave që janë të impresionuar nga Armando Broja. Polaku ka folur për “Daily Echo” duke dërguar në “qiell të shtatë” sulmuesin shqiptar. Bednarek tregoi përmirësimin e madh të Brojës dhe shprehet se e ardhmja e ndritur e pret përpara.
“Broja është një lojtar i madh, po mëson shumë shpejt. Kishte një nisje të vështirë të sezonit, i duhej pak kohë që të përshtatej me Premier League, është intensitet tjetër këtu. Por ia doli dhe ne po shohim që pas çdo ndeshje, po bëhet vetëm më i mirë se më parë. Padyshim që është një e ardhme e ndritur para tij”, tha Bednarek. /Sport Ekspres/