Armand Duka nuk mund ta harrojë De Biazin, jo në ditën më të shënuar të tij. Italian festonte datëlindjen dhe mes urimeve të mbërritura për të, në Shqipëri ishte edhe mesazhi i kreut të FSHF, Armand Duka. Ky i fundit ka kujtuar arritjen historike të Shqipërisë në atë kualifikim të Europianit të Francës.
“Edhe 100 mister. Si bashkëudhëtarë të triumfit historik të ekipit tonë kombëtar të futbollit, përcjell urimet më të mira në këtë përvjet të lindjes së trajnerit tonë të Europianit, De Biazi”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/